Trump merr vendimin: Asnjë shtetas i huaj, nga Brazili në SHBA

Presidenti Trump ka marrë një vendim që ndalon hyrjen e shtetasve të huaj që kanë qenë në Brazil për 14 ditët e fundit, raporton Guardian.

Brazili është bërë vendi i dytë në botë në numrin e njerëzve të infektuar me koronavirus, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara.

Në Brazil, 363,000 raste të COVID-19 janë konfirmuar deri më tani, dhe më shumë se 22,000 njerëz kanë vdekur.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se kufizimet e reja do të ndihmojnë që shtetasit e huaj të mos sjellin infeksione shtesë në SHBA, por kjo nuk do të zbatohet për tregtinë e të dy vendeve.

Kujtojmë se Brazili ka për president atë që konsiderohet “Trump”- i i Amerikës Latine, Bolsanaron, i cili, sjelljen e vet kontraverse e shfaqi dhe në rastin e krizës koronare.

Edhe pse virusi po bën kërdinë në vendin e tij, ku viktimat po varrohen dhe në varre masive, ai vetë proteston kundër masave kufizueze


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu