Trump: Po të mos isha unë, nuk do të kishte Izrael tani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ishte i “shqetësuar” nga qëndrimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për “luftimet e vazhdueshëm” me Libanin, transmeton Anadolu.

Në një intervistë sot për “Pod Force One”, duke komentuar raportet për një telefonatë të tensionuar me Netanyahun të hënën, Trump tha se i kishte thënë kryeministrit izraelit se “në një moment… Bibi, duhet ta ndalojmë këtë”.

“Isha paksa i shqetësuar nga luftimi i tij i vazhdueshëm me Libanin”, tha Trump por shtoi se të dy kanë një “marrëdhënie shumë të mirë”.

“Kemi bashkëpunuar shumë mirë. Më pëlqen shumë Bibi (Netanyahu). Dhe punoj shumë mirë me të. Unë jam një president i kohës së luftës, ai është një kryeministër i kohës së luftës, një pjesë shumë e rëndësishme e botës”, tha ai.

Duke përmendur programin bërthamor të Iranit, Trump tha se nuk do të kishte Izrael nëse nuk do të ishte ai.

“Tani kjo i përket Izraelit, sepse ata ndoshta do të ishin të parët që do të goditeshin, nuk do të kishte Izrael. Po të mos isha unë, nuk do të kishte Izrael tani”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu