Trump ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme mediat para dhe gjatë presidencës së tij. Ai i ka shpallur gazetarët si armiq të popullit. Rasti i fundit vjen pasi vajza e tij Ivanka u distancua nga kritikat e babait të saj ndaj mediave.
Më pas ekspertët e OKB me anë të një deklarate paralajmëruan se sulmet ndaj mediave të Presidentit amerikan Donald Trump rrisin rrezikun e dhunës kundër gazetarëve.
Në një deklaratë, ekspertë nga Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut e quajtën strategjike dhe thanë se kritikat ndaj mediave dëmtuan lirinë e shtypit si edhe faktet e verifikueshme.