Trump-votuesve afro-amerikanë: Çfarë dreqin do të humbni?!

Një gjykatë në Stamboll urdhëroi arrestimin e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur në vend Asli Erdogan pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate të armatosur terroriste.

“Në qoftë se ju vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz, do të vazhdoni të merrni po të njëjtat rezultate. Ju jetoni në varfëri, keni shkolla të këqija, nuk keni punë, 58% e të rinjve tuaj janë të papunë. Çfarë dreqin keni për të humbur? Hillary Clinton do zgjidhte më shumë t’i siguronte një vend pune emigrantëve sesa të rinjve amerikanë me ngjyrë. Jeni bërë si emigrantë në shtëpinë tuaj”, shprehet Trump.

Zonja Clinton reagoi menjëherë për këto deklarata të rivalit të saj, duke i cilësuar ato aq injorante sa arrin deri në absurditet.

Donald Trump ka parashikuar se do të sigurojë 95% të votave nga afro-amerikanët dhe se do të garojë për një mandat të dytë në 2020-ën. Barack Obama, presidenti më popullor në histori edhe për afrikano-amerikanët, fitoi 93% të votës së tyre në vitin 2012. Parashikimet dhe entuziazmi i Trump janë ndjeshëm larg realitetit të sondazheve, të cilat thonë se vetëm 2% e votuesve me ngjyrë do të votonin për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu