Trupat ushtarake amerikane ia mësyjnë Maqedonisë

Trupat e Ushtrisë Amerikane do të futen paqësisht në territor të Maqedonisë për të kryer ushtrime luftarake në Krivollak.
Sipas RTVM-së, një gjë e këtillë është lejuar nga vetë Qeveria e Maqedonisë. Këto janë ushtrimet e para të këtilla të SHBA-ve, si mbështetje ushtarake e tyre për manovrat ushtarake që do të mbahen në Hungari, Rumani dhe Bullgari, nga 11 e deri më 20 korrik.

Mediat amerikane njoftojnë se trupat ushtarake amerikane tashmë janë nisur drejt Maqedonisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu