Tuchel bisedon direkt me Sterling, Chelsea përgatitë ofertën e parë për Cityn

Raheem Sterling vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Chelseat për repartin e sulmit.

Sulmuesi anglez ka vendosur të largohet nga Manchester City pasi hapësirat për të nuk kanë qenë të mëdha edicionin e kaluar nën urdhrat e Pep Guardiolas.

27-vjeçari edicionin e fundit me Cityn zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 17 gola e ka asistuar në nëntë të tjerë.

Por me ardhjen e dy sulmuesve të tjerë si Erling Haaland dhe Julian Alvarez, Sterling do të ketë edhe më pak minuta në dispozicion edicionin e ardhshëm dhe ka vendosur të largohet.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka telefonuar vet anglezin duke i kërkuar t’i bashkohet në Stamford Bridges pasi i ka bërë me dije se e vlerëson shumë dhe e sheh si titullar.

The Sun ka raportuar se tanimë londinezët janë duke përgatitur ofertën e parë që do ta dërgojnë në drejtim të Cityt për yllin anglez.

Chelsea është gati të shpenzojë deri në 60 milionë euro për transferimin në Stamford Bridges të reprezentuesit anglez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu