Turi ballkanik i Ramës, takimi i parë në Shkup, mesazh Kurtit: As hasmit s’i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi

Kryeministri Edi Rama një javë pasi deklaroi se “Ballkani i hapur e kreu misionin për të cilin lindi” nga Maqedonia e Veriut nisi një tur për të promovuar dhe u përgatitur për samitin e Iniciativës së Berlinit i cili do të mbahet në tetor në Tiranë.

Gazetari Muhamed Veliu i ci është duke ndjekur këtë tur Ballkanik raporto se pas një takimi kokë më kokë e më pas të delagacioneve, kryeministri Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp u dakortësuan në nevojën e maksimalizimit të përfitimeve ekonomike përmes projekteve të parashikuara në Iniciativën e Berlinit.

“Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin jo vetëm për shkak të marrëveshjeve që i theksova po edhe për shkak të nismave që pastaj duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjetikën, ekonominë, digjitalizimin, infrastrukturën, mundësinë për investime si edhe mobilitet shtesë të qytetarëve, bizneseve dhe gjithsesi zhvillimit i bashkëpunimit në shumë fusha përfshirë kulturën, arsimim, integrimet evropiane dhe shkëmbimit të shumë përvojave të tjera midis vendeve”, tha kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski.

“Kështu që Ballkanin e Hapur, një mijë herë të rikthehesha mbrapa, një mijë herë do ta ribëja. Dhe çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur, rajonit? Përveç të mirave? Përkundrazi. Çfarë është bërë ka shërbyer që edhe procesi i Berlinit që është ‘ombrella’ dhe tek e cila unë duhet të fokusohem 100% pasi Shqipëria është mikpritëse e Procesit të Berlinit, ka përfituar nga Ballkani i Hapur pikërisht shtysën. Ne duhet të zhytemi me mendje dhe me zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer Procesin e Berlinit në një proces funksional, plotësisht siç Ballkani i Hapur provoi se ne mund të jemi funksional kur jemi së bashku”, tha Rama.

“Më lini ta trajtojmë mes shqiptarësh, në Kosovë kur të shkoj. Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin që kur të vjen në shtëpi dhe hasmi, i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, u shpreh Rama.

Në kushtet ku paqja në Ballkan është e brishtë gjë të cilën e dëshmon edhe situata në veri Të Kosovës, shtimi i vëmendjes së BE për Rajonin përmes iniciativës së Berlinit, kthehet në një nevojë absolute.

Megjithatë, thotë gazetari Top Channel Muhamed Veliu në raportimin e tij nga Shkupi, shpejtësia e realizimit të projekteve të parashikuara në këtë iniciativë nisur prej vitit 2014, mbetet të dorë të vende të Ballkanit Perëndimor.

Prandaj kryeministri Edi Rama e ka ndërmarrë këtë tur ballkanik, me qëllimin final dhënien e një impulsi të ri kësaj Iniciative, duke mos pritur që kjo shtysë të vijë Gjermania apo Franca organizuese në të shkuarën të Samiteve për iniciativën e Berlinit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu