Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit vazhdojnë stërvitjen ushtarake “Mustafa Kemal Atatürk 2021” në Azerbajxhan.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thuhet se qëllimet kryesore në stërvitje janë për të kryer detyra të ndryshme për të zhvilluar ndërveprimin e ushtrive të të dy vendeve gjatë operacioneve luftarake dhe përmirësimin e aftësive vendimmarrëse dhe menaxhuese të komandantëve.

Në stërvitjen e emërtuar “Mustafa Kemal Atatürk 2021” marrin pjesë 600 ushtarë, rreth 40 tanke dhe mjete të blinduara, përafërsisht 20 topa, 7 helikopterë luftarakë dhe për personel si dhe 50 automjete. Stërvitja në të cilën përdoren edhe mjetet ajrore pa pilot (dronët) do të përfundojë sot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu