Turqia dhe Izraeli rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas 4 vitesh

Izraeli dhe Turqia kanë rivendosur plotësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike, duke kthyer ambasadorët dhe konsujt në të dyja vendet pas përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Yair Lapid, shkruan Reuters.

Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia nuk do të braktisë kauzën palestineze.

Izraeli dhe Turqia tërhoqën në vitin 2018 ambasadorët pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu