Turqia do jetë shpëtimtarja e Shqipërisë për krizat e radhës, me energjinë dhe ushqimin

Edhe njëherë, Turqia duket se do jetë shpëtimtarja e Shqipërisë për krizat e radhës, atë që ka të bëjë me energjinë dhe ushqimin, që të dyja edhe globale, diktuar nga faktori luftë.

Këtë e ka pohuar vetë Rama pas nëj takimi me Erdogan në Ankara, në vizitën e radhës te njeriu që i është bërë “vëlla në ditë të vështira” gjatë gjithë këtyre viteve, ku veçon tërmeti dhe pandemia.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi drejt Konya-s për tëmarrë pjesë në hapjen e Lojrave të Solodaritetit Islamik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu