Turqia me fushatë për mbledhjen e ndihmës për rajonet e përmbytura në rajonin e Shkupit

Ekipe turke me 24 automjete dhe 42 persona me pajisje speciale për nxjerrjen e ujit dhe pastrimin e baltës dhe lymit ndihmojnë në vendbanimet e vërshuar në rajonin e Shkupit. Në Republikën e Turqisë ende zhvillohet fushatë për mbledhje të mjeteve dhe ndihmë për rajonet e vërshuara. Deri tani prej atje kanë arritur gjashtë kamionë me ndihmë më urgjente nga Bursa, ndërsa ndihmë e tillë është paralajmëruar dhe nga Marmaraja, u theksua në konferencën e sotme për shtyp në Ambasadën e Turqisë në Shkup.

Për ndihmën që u mblodh për Maqedoninë në Turqi është formuar trup koordinues i përbërë prej përfaqësuesve të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë dhe Kryqit të Kuq, TIKA, AFAD- organizata e specializuar për ndihmën gjatë fatkeqësive dhe situatave urgjente, dhe organizata joqeveritare turke që kanë qindra vullnetarë të tyre të cilët ndihmojnë në terren, njoftoi ambasadori Omur Sholendil.

Sholendil shprehi ngushëllime për viktima nga moti i ligë dhe dëshiroi rikuperim të shpejtë të të lënduarve, duke theksuar se Turqia si gjithmonë, do t’i ndihmojnë Maqedonisë mike për ballafaqim me këtë katastrofë. Ambasadori turk i ka vizituar të gjitha vendet në rajonin e Shkupit të përfshira nga moti i ligë.

Zëvendëskryetari i gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë dhe këshilltarë i prefektit të komunës Metropolitan të Stambollit Ismail Turunç , i cili i udhëheq ekipet turke për ndihmë, theksoi se ata fillimisht kanë ndihmuar për pastrimin e rrugëve dhe shtëpive në lagjen Hasanbeg, por se ata do të vazhdojnë edhe në vendbanimet tjera të përmbytura, pa marrë parasysh përkatësin etnike dhe fetare të banorëve.

Banorët e Bursës në Maqedoni deri tani kanë dërguar katër kamionë me mjete higjienike dhe ushqim, ndërsa në kufij janë edhe dy kamion me ndihmë të tillë, informoi përfaqësuesi i këtij qyteti i cili paralajmëroi vazhdim të ndihmës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu