Turqia ka investuar zero euro për ata që e mbrojnë!

Turqia zyrtare ‘ushtarë besnik’ në Kosovë i ka pasur myslimanët aktivë për shkak të lidhjes fetare. Por për ta ka bërë zero gjë, gjersa këta të fundit e kanë ‘harxhuar’ energjinë për ‘kauzën e Turqisë’ në vend të ‘kauzës Islame’.

Organizata që sapo të hysh u vjen era gullash, mundesh ta imagjinosh se prioritetin kë kanë. Përkrahje me ndihma si këto ‘pako ushqimore’ janë tepër skandaloze, dhe jo vetëm kur bëhen nga Turqia apo edhe nga myslimanët që kujdesën ta bëjnë live në rrjetet sociale. Mendësia e profetit në emër të cilit thirren të dy palët kur bëjnë këto ‘ndihma’, s’ka qenë ndihmesa që krijon parazitë, por subvencione e grante që krijojnë vende pune e mysliman të pavarur financiarisht.

Krejt ‘dynjeja’ janë orientuar tek financimi në fushën e teknologjisë, inovacioneve, media dhe ndërmarrësi bashkëkohore, ndërsa orientimi i shoqërisë myslimane dhe atyre që do mund të përkrahnin ata është tërësisht jashtë kohës dhe hapësirës.

Agjendat anti turke janë plotësisht të sponzoruara tinëzisht dhe jo formalisht nga ekstremet e përfolura perëndimore përmes ambasadave të tyre në Kosovë , që s’duan të përballen direkt me Turqinë dhe ku më mirë se kur gjejnë mercenar si disa OJQ , medie dhe analist shqiptar.

Në këtë mes ‘Islami’ si religjion është viktimë.
Në njërën ana perëndimi ka investuar fuqishëm në industrinë e propagandës medie, OJQ e njerëz që i shërbejnë zellshëm brenda ‘orarit’ agjendës së tyre. Në anën tjetër Turqia që s’ka kthjelltësi të realitetit, s’ka krijuar asnjë OJQ mike, them për OJQ me orientim jo fetar. Madje asnjë projekt nuk e investon nëse një turk me mustaqe nuk i qëndron në krye. E kundërta ndodh me perëndimin. U japin para, liri veprimi dhe krijojnë miq.

E krejt në fund kur këta të fundit i vërsulen Turqisë zyrtare, asaj në mbrojtje i dalin shoqëria dhe myslimanët virtual, pastaj logjikisht që mercenarët e paguar mirë të nga ekstremet evropiane fitojnë të drejt të involvojnë edhe diskutimin për kundër fesë në publik.

Turqia zyrtare ka rast herë pas here të shoh se çfarë (s)’ka bërë në Kosovë. Përderisa s’ka investuar asnjë medium, logjikisht s’ka përkrahje as të mediave. S’ka përkrahur asnjë OJQ, kush të ja qaj hallin edhe sa herë ka të drejt.

Edhe myslimanët virutal që janë komuniteti më i varfër, kundrejt laikëve të pasur të suportuar nga ekstremet perëndimore, do lodhën një ditë së shërbyeri një kauze që s’u kthehet në shpërblim as në ahiret, madje përkundrazi që duke përkrahur Turqinë zyrtare verbër mund të kenë bërë që dikush të mos e dojë fenë Islame, ata mund edhe ahiretin ta humbasin. Prandaj Turqia le ta shikoj edhe një herë politikën e saj ndaj Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here