Turqia kreu një test të suksesshëm të raketës me rreze të shkurtër veprimi të zhvilluar në vend, “Typhoon”, njoftoi televizioni turk CNN-Turk. Nisja testuese u krye nga kompania turke ROKETSAN në kuadër të projektit për zhvillimin e sistemit raketor Typhoon të Administratës së Industrisë së Mbrojtjes, transmeton InfoShqip.
Raketa goditi me sukses objektivin e saj pasi u lëshua nga toka pranë rajonit turk të Detit të Zi të Sinopit në drejtim të detit. Testimi u krye në orën 06:50 të mëngjesit të sotëm nga kantieri i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në aeroportin Rize-Artwin.
Raketa fluturoi 561 kilometra për të goditur objektivin pranë Sinopit, raportoi DPA, duke cituar pamjet e publikuara nga agjencia turke e lajmeve Demiroren. Kjo do të thotë dyfishi i rrezes së raketës turke Bora.
Vitet e fundit, Turqia ka shtuar përpjekjet e saj për të krijuar prodhimin e saj të mbrojtjes dhe është në proces të zbatimit të projekteve të ndryshme – nga një tank luftarak vetëlëvizës deri tek një avion luftarak pa pilot, kujton DPA.
Në vitin 2017, Turqia anëtare e NATO-s bleu sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400, duke tërhequr kritika nga aleanca. Për shkak të kësaj, SHBA e përjashtoi Ankaranë nga programi i përbashkët i zhvillimit të F-35./Infoshqip.com










