Tusk: beteja ime anti-ruse, si u quajta një “maniak”

Presidenti i Këshillit Evropian në largim, Donald Tusk tha se ai siguroi liderët e Bashkimit Evropian se Rusia ishte “një problem strategjik e jo një partner strategjik”.

“Më është dashur vazhdimisht, pothuajse çdo javë, t’u kujtoj të tjerëve se Rusia nuk është partneri ynë strategjik, por një problem strategjik. Unë madje u etiketova si një ‘monomaniac’ sepse isha aq i përqëndruar në këtë temë”, tha ai në një fjalim në Universitetin e Bruges.

Sipas tij, qëllimi i tij ishte të ruajë unitetin evropian, për të cilin “politika agresive e Kremlinit” ishte një sfidë e madhe.

“Unë jam ende i bindur që kjo nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e pavarësisë së Ukrainës dhe sigurinë e Evropës qendrore, por edhe me sovranitetin e Evropës si një entitet politik.”

“Dhe nuk kam asnjë dyshim se qëllimi strategjik i Vladimir Putinit është jo vetëm të rimarrë kontrollin mbi territoret e ish-Bashkimit Sovjetik, por edhe të dobësojë sistematikisht BE-në duke krijuar ndarje të brendshme”, tha Tusk.

Ai shtoi se përpjekjet e tij përfundimisht u shuan pasi uniteti i BE u forcua përmes sanksioneve ndaj Rusisë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu