Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ishte kundër ndryshimeve në Kodin Penal, por pavarësisht kësaj, Qeveria vendosi që ndryshimet t’i dërgojë në Kuvend, thonë nga Lidhja Demokratike për TV24.
Partia e Pavle Trajanovit akuzon se ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat ulet masa e dënimit me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për bashkim kriminal, janë dekriminalizim i vërtetë në rast se vërtetohet se furnizimet publike dëmtojnë shtetin. Në këtë mënyrë, thotë kjo parti, hapen dyert për krimin dhe promovohet legalizimi i korrupsionit të lartë nga pushtetarët.
“Miratimi i ligjit u bë në procedurë të shkurtuar pa një diskutim më të gjerë parlamentar dhe ekspert. Procedura u zhvillua me flamur europian, gjë që e bëri të pamundur bllokimin e miratimit të ligjit përmes amendamenteve, pra filibustering. Ministri i Drejtësisë ishte kundër këtyre ndryshimeve, por gjithsesi Qeveria e ka dorëzuar ligjin në Kuvend.”- thonë nga Lidhka Demokratike.
TV 24 ka kërkuar konfirmimin e këtij pretendimi edhe personalisht nga ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, por deri në publikimim e këtij lajmi ai nuk iu përgjigj thirrjeve. Ndërkohë vazhdojnë edhe akuzat e opozitës.