U akuzua se kopjoi markën, shqiptarja fiton betejën ligjore me kompaninë Zara

Pronarja e një butiku të vogël, Amber Kotrri thotë se ndihet e lumtur pasi fitoi betejën ligjore me gjigantin e modës, Zara. Amber Kotrri, e cila drejton House of Zana me bazë në Darlington, i kishin thënë që biznesi i saj ishte “konceptualisht identik” me atë të Zara-s.

Por, gjykata ka argumentuar se lidhja ishte shumë e parëndësishme.

“Ka qenë më shumë se një vit dhe shumë stres në jetën time, në shtëpi, si nënë e tre fëmijëve të vegjël, si dhe në biznes, pasi ka pasur orë e orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve të provave,” tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu