U arrestua në Shkup ish ushtari i UÇK-së, rreagon Pacolli: Do ta zgjidhim këtë punë me Maqedoninë

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka reaguar për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, Tomor Morinës, që iu bë sot në Maqedoninë e Veriut për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Postimi i plotë i tij:

Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës, një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urdhër-arrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike.

Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja e tij.

Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë ne do ta zgjidhim këtë çështje. Tomori do të lirohet shpejt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu