U arrestua për korrupsion, shihni si po poshtërohet princi miliarder që vizitoi Shqipërinë (FOTO)

Një foto e publikuar nga “Daily Mail” tregon momentin e arrestimit të 11 princave sauditë, ministra e zyrtarë të lartë, mes tyre princi miliarder që vizitoi Shqipërinë në muajin gusht dhe u takua me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati.

Të gjithë të akuzuarit janë mbledhur së bashku në hotelin Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një nga dhomat e saj të luksoze, të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi dyshekë të hollë, përcjell albeu.com.

Burimet saudite thonë se në mesin e atyre që fotografohen në dhomë është investitori miliarder Prince Al-Waleed bin Talal, i cili është një nip i mbretit, me vlerë rreth 18 miliard dollarë dhe zotëron aksione në Tëitter, Lyft dhe Citigroup.

Fotografia u zbulua pasi Presidenti Trump shkoi për të mbështetur njeriun që urdhëroi arrestimet masive, princin e kurorës Mohammed bin Salman, trashëgimtar 32-vjeçar i frikshëm ambicioz i fronit.

Në dy postime në Tëitter të shkruara gjatë përgatitjes për të lënë Japoninë për Korenë e Jugut në një turne të gjatë aziatike, Trump tha:

Kam besim të madh tek Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, ata e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë ….Disa prej atyre që po trajtojnë ashpër kanë qenë “zhvatësit” e vendit të tyre për vite!” /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu