U deklarua kundër haptazi, çfarë tha Albin Kurti për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Fitorja e Albin Kurtit dhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditën e sotme.

Pas fitores së Albinit, ka reaguar edhe analisti Baton Haxhiu i cili u shpreh se Kurti tashmë duhet t’i kërkojë falje kryeministrit Edi Rama për sulmet dhe fyerjet që ka bërë ndaj ministrave të Shqipërisë, veçanërisht ndaj Gent Cakajt, ministër i Jashtëm në detyrë.

Por çfarë ka deklaruar kreu i LVV për ministrin e Jashtëm Gent Cakaj? Gjatë një interviste në datën 4 shkurt 2019, Kurti doli publikisht në mbështetje të prostestës së studentëve kundër kryeministrit Rama.

Ndërkohë që gjatë prononcimit për mediat Kurti u shpreh edhe për zgjedhjen e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme shqiptare, duke thënë se në të dy anët e kufirit mund të ishin gjetur njerëz më me përvojë dhe eksperiencë se ai.

“Gent Cakaj shpërtheu si rrena! Unë besoj që edhe në Republikën e Kosovës, edhe në Shqipëri ka panumër njerëz më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.”- deklaroi Kurti.


1 Koment

  1. Ne qoftese kete fjale jan te verteta Z Albert Kurti ka gabuar .
    Z Gent C asht nji person lart i edukuar dhe atdhetar,mendoj e meriton at pozite qe KA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu