Juventusi vetëm pak ditë më parë publikoi listen, me lojtarët që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.
Ajo që binte në sy direkt, ishte lënia jashtë listës e mesfushorit Emre Can. Diçka e tillë e habiti edhe vetë lojtarin i cili menjëherë pasi mori vesh lajmin, shfaqi mërzinë e tij për vendimin e trajnerit.
Megjithatë sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, shkak që Emre Can nuk është në listën për Champions, është bërë Khedira dhe Matuidi. Të dy lojtarët kohët e fundit kanë treguar formë shumë të mirë në stërvitje, poashtu edhe në ndeshjet e para të Serie A.
Kështy Sarri mendoi që të vendoste ata të dy në listën me lojtarët që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, dhe të heqë nga lista mesfushorin e kombëtares së Gjermanisë.










