U lind më 1896 dhe ende jeton: njihuni me njeriun më të moshuar në botë (FOTO-VIDEO)

Sipas ID-së së tij kiliane, Don Celino është 121 vjeç. Kjo e bën atë katër vjet më të vjetër se personi më i vjetër në librin e arritjeve Guinness.
Kur Marta Ramirez u pajtua që në moshën 63 vjeçare ta merrte një të varfër në shtëpi, nuk mendonte se ai do të jetonte shumë gjatë.

Shtëpia e tij ishte djegur, ai nuk kishte askënd tjetër dhe ishte shumë i dobët. “Ai ishte 99 vjeç, nuk mendova se ai do të jetonte edhe shumë gjatë”, kujton Ramirez.

Ajo tani është 85, dhe mysafiri i saj, Celino Villaneuva Jaramillo, është 121 vjeç – me gjasë njeriu më i moshuar në botë, transmeton Gazeta Express.

I lindur më 1896 – një vit pas George VI, dhe katër vite para personit që aktualisht e mban rekordin si njeriu më i moshuar në botë, Nabi Tajima – Jaramillo humbi certifikatën e tij në të njëjtën shtëpi e cila iu dogj dhe e la atë në rrugë 20 vjet më parë.

Por data e lindjes në kartën e tij të identitetit është 1896, dhe askush në Kili prej presidentit e deri tek ministri i drejtësisë nuk dyshon në jetëgjatësinë e tij.

“Duke kontrolluar të dhënat tona, Celino u lind më 25 korrik 1896 – dhe ai ende është gjallë”, tha Jacqueline Salinas, një nga drejtuesit e departamentit demografik në zyrën e statistikave të Kilit.

Jaramillo u lind në qytetin e Rio Bueno, rreth 40km në jug të kryeqytetit regjional Valdivia. Ishte viti i Olimpiadës së parë moderne, kur Utah u bë shteti i 45’të i SHBA-së, Victoria u bë monarkja e Britanisë me jetëgjatësinë më të madhe dhe Ford prodhoi automjetin e tij të parë me motor, transmeton Gazeta Express.

Detaje ekzakte rreth rinisë së tij tani është e vështirë të nxirren, pasi komunikimi me të është i kufizuar. E gjitha çfarë dihet sigurt është se ai gjithmonë ka gjetur punë si punëtor bujqësor dhe për 30 vitet e fundit të punës së tij ai ka punuar për një pronar toke të quajtur Ambrosio Toledo.

Pas aksidentit që e shkatërroi shtëpinë e tij dhe gjërat e tij – dhe që për pak ia mori jetën, Ramirez e mori atë brenda.

Për ditëlindjen e tij të 115’të më 2011, presidenti miliarder, Sebastian Pinera, shkoi me aeroplan në Valdivia bashkë me Ministrin e Zhvillimit Social, Joaquin Lavin, me dhurata të ndryshme për njeriun më të vjetër të Kilit.

Lavin i prezantoi Jaramillos një certifikatë që konfirmon se qeveria e njeh moshën e tij, dhe i tha atij se ai është një shembull i shëndetit dhe vitalitetit për të gjithë qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu