U mbajt sekret për vite të tëra, ja objekti ku fshihen rezervat e arit në Amerikë dhe dokumente të rëndësishme shtetërore (VIDEO)

Fort Knox në Kentucky, jo vetëm në Amerikë, por në botë, shihet si një nga vendet me standardet më të larta të sigurisë. Bëhet fjalë për vendin i cili njihet edhe si Depozituesi i Shufrave të Arit të Shteteve të Bashkuara, përcjell Telegrafi.

Duke marrë rreth një vit punë, projekti për të strehuar rezervat e arit të SHBA filloi ndërtimin në vitin 1935. Sipas Thesarit të SHBA-së, ndërtimi atëbotë kushtoi 560,000 dollarë. Aty nuk gjendet i gjithë ari i Amerikës, por përmban rreth gjysmën.

E sipas Wikipedia, rezervat e SHBA-ve janë 8,965 tonë, me një vlerë tregu prej mbi 310.5 miliardë dollarë (por jo i gjithë ky ari ruhet në Fort Knox).

Ndërsa sipas një shkrimi të DailyMail të vitit 2017, në këtë depozitë gjenden rreth 4 mijë ton, vlera e të cilit llogaritet rreth 186 miliardë dollarë.

Përveç arit, supozohet se aty fshihen edhe dokumente të rëndësishme shtetërore, përcjell Telegrafi.

Ndërsa kryesisht i njohur si një “kasolle” për arin, depozitari mbante edhe Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore I drejtuar nga “United States Mint”, objekti në fjalë është pjesë e një rrjeti prej gjashtë objekteve që mbrojnë këtë metal të çmuar.

“United States Mint” është një njësi e Departamentit të Thesarit, përgjegjës për prodhimin e monedhave për Shtetet e Bashkuara. Nuk prodhon para letre; kjo përgjegjësi i takon “Bureau of Engraving and Printing”. Dhe sa i përket këtij roli, askush nuk është aq i famshëm sa Fort Knox. Po sipas shkrimit të Daily Mail të vitit 2017, “depozitari gjithashtu mbajti Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Siç thuhet në disa të dhëna, “furnizimi fillestar” i arit u bë drejt Kentuckyt me hekurudhë. Përgjegjësia është marrë nga Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara. “Kjo ishte metoda e vetme e sigurimit të arit sepse, në atë kohë, ky institucion ishte e vetmja agjenci që mund të pranonte detyrimin nëse ndonjë pasuri do të humbiste”, thuhet në arsyetim.

Ndërsa është ndërtuar me materialet më të forta të mundshme, nga jashtë i ngjan një kështjelle, përcjell Telegrafi. Nën tokë qëndron një përzierje komplekse e shtresave të padepërtueshme për nga fortësia, si dhe procedurave të fshehta të sigurisë.

Si karakteristikë është se vetëm një derë e hyrjes së saj peshon 20 ton dhe ka kaluar prova të ndryshme testimi – e trashë rreth 50 centimetra dhe është e qasshme vetëm nëpërmjet “kodeve të veçanta”.

Gjithashtu, stafi që punon në zyrat që rrethojnë “kështjellën prej graniti, çeliku e betoni” kanë udhëzime të ndryshme se si të hyjnë brenda, duke rritur natyrën ekskluzive të operacionit. Është gjithashtu e dyshuar se zona përreth është e mbuluar në detektorë të lëvizjes dhe minave tokësore, dhe jo vetëm kaq. Ajo është e vendosur në një bazë ushtarake që strehon 30.000 ushtarë amerikanë dhe 300 tanke.

Dhe kur flasim për ekskluzivitet, vizitorët nuk u pritën në Fort Knox për dekada të tëra. Franklin D. Roosevelt arriti të bënte një xhiro, por kjo mund të ketë qenë për shkak se ai ishte President në kohën e ndërtimit.

Gjithashtu, një delegacion nga Kongresi u lejua të inspektojë objektin në vitin 1974, kur u dyshua se ari ishte larguar nga aty. Nëpunësit publikë nuk u lejuan përsëri brenda deri në vitin 2017, kur Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, mori vendimin për të kërkuar qasje.

Se çfarë në të vërtetë ndodh saktësisht atje, mund të jenë vetëm supozime dhe një fjali e tregon më së miri këtë: “Ndoshta e vetmja gjë e sigurt që gjendet brenda Depozituesit, është vetë sekreti i saj”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu