U mungonte kapiteni që ta festonin fitoren, lojtarët e Fiorentinës shtrihen duke qarë

Fiorentina ka fituar ndeshjen e javës së 28-të të Serie A ndaj Beneventos me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të dhe u shënua me kokë nga zëvendësuesi i Astorit, Vitor Hugo. Hugo këto gol ia dedikoi ish-bashkëlojtarit dhe kapitenit të tij, duke festuar me një fanellë të tij të duar.

Edhe fitorja iu dedikua ish-mbrojtësi italian, Astori. Kjo pasi të gjithë futbollistët e Fiorentinës pas ndeshjes u shtrinë në tokë dhe nuk mund t’i ndalnin lotët.

Pamjet e futbollistëve me lot në sy dhe duke falënderuar tifozët janë vërtetë prekëse. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu