U nda nga partnerja pas flirtit me Ditean në ‘Ferma VIP’? Robert Berisha reagon kështu

Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha ishte pjesë e Reality Show-t, ’Ferma Vip’’, ku u akuzua jo pak herë se po flirtonte me Ditean.

Këto flirte nuk kaluan pa u komentuar e kjo për faktin se Roberti kishte një romancë jashtë Ferma Vip, me vajzën e quajtur Ana, për të cilën u tha se ishte e acaruar prej sjelleve të tij.

Mirëpo pas daljes së tij nga ferma, Roberti i ka shuar të gjitha këto thashetheme.

Ai ka postuar një foto me të dashurën e tij me mbishkrimin ‘’R&A’’. Gjithashtu nuk ka munguar edhe reagimi i bukuroshes që i shkruan ‘’Love to love you’’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu