Një aeroplan luftarak Su-35 S u rrëzua në rajonin e Khabarovsk kur motori i tij dështoi gjatë një fluturimi stërvitor, transmeton InfoShqip.
Sipas informacioneve paraprake, avioni u rrëzua në ujërat e Detit të Okhotsk.
Piloti u katapultua me sukses.
“Piloti u katapultua, njësia e kërkimit e gjeti dhe e transferoi në bazë. Ai nuk është i rrezikuar ”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të Rrethit Ushtarak Lindor.
Një hetim për ngjarjen është duke vazhduar./InfoShqip.com









