U shtrua në spital, Boki 13 rikthehet përsëri në Shutkë

Bojan Jovanovski (Boki 13) është kthyer në paraburgim në burgun e Shkupit në Shuto Orizare, pasi që sot iu përkeqësua gjendja gjatë dëshmisë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit para prokurorit për lëndën “Reket”, në të cilën ai është i dyshuari i parë.

Drejtori i burgut “Shkupi”, Esad Rahiq konfirmoi se Jovanovski është kthyer në paraburgim pas ndihmës së ofruar mjekësore në SPQ “8 Shtatori”.

Bojan Jovanovski sot pasdite u nxor me mbajtëse dhe me automjet të ndihmës së shpejtë dhe nën shoqërim të policisë u nis drejt Prokurorisë.

Avokati i tij Sasho Dukovski deklaroi se Jovanovskit i është përkeqësuar gjendja dhe nuk ka qenë kontaktibil.

“Ndodhi një skenë e pakëndshme, ajo që po ndodhë në 40-5- ditët e fundit, përkatësisht prej kur është në paraburgim. Filloi të vjellë dhe u alivanos, nuk ishte kontaktibil. U thirr Ndihma e shpejtë dhe u dërgua për observim të mëtutjeshëm, nuk e di se në cilën klinikë, tek ‘8 Shtatori’ apo diku tjetër”, tha Dukovski.

Theksoi se ka mendim nga Klinika për kirurgji torakale se është i domosdoshëm hospitalizimi për shkak të gjendjes së përgjithshme shëndetësore.

Rreth njëzet minuta pas ardhjes së Jovanovskit, në Prokurori arriti ekipi mjekësor dhe ai u dërgua në SPQ “8 Shtatori”.

Përveç Jovanovskit, në rastin “Reket” të dyshuar janë edhe Zoran Milevski-Kiçeec dhe ish-prokurorja speciale, Katica Janeva.(koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu