U tha se Putin mund të sulmojë një nga vendet e NATOs, reagon Viktor Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se është e pamundur që presidenti rus Vladimir Putin të sulmojë një vend të NATO-s.

”Asnjë person serioz nuk mund të thotë që Rusia synon të sulmojë NATO-n”, tha Orban për gazetën gjermane ”Bild”, në një intervistë të botuar sot.

”Sulmi ndaj NATO-s është krejtësisht i pamundur – jo vetëm për Rusinë, por për këdo në botë – pasi është deri tani komuniteti më i fortë ushtarak”, tha Orban.

Orban tha se të gjitha vendet e NATO-s qëndrojnë pas premtimit të tyre për sigurinë kolektive, që do të thotë se një sulm ndaj një aleati të NATO-s është një sulm i të gjithëve.

”Rusët kanë një histori dhe kulturë të ndryshme, si dhe një kuptim të ndryshëm të lirisë dhe sovranitetit kombëtar sesa evropianët”, tha Orban, i cili u takua me Putinin në Moskë javën e kaluar.

”Por, ata janë racionalë, janë hiperracionalë”, tha ai.

Në përgjigje të kundërshtimit se pushtimi i Ukrainës nuk ishte racional, ai u përgjigj se “irracionaliteti është i ndryshëm nga të bësh një gabim në një llogaritje racionale”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu