U tha se virusi “do të bënte kërdinë”, befason Afrika

Ishte thënë se koronavirusi do ta gjunjëzonte keq Afrikën e varfër, por OBSH thotë se pandemia në kontinentin e ngrohtë, po merr “një kah tjetër”.

Në 54 shtete të Unionit Afrikan janë raportuar 104 mijë raste me koronavirus dhe gati 3,200 vdekje. “Numrat e rasteve nuk janë rritur në të njëjtën normë eksponenciale si në rajonet e tjera dhe deri më tani, Afrika nuk ka pasur vdekshmëri të lartë nga Covid-19, siç kemi parë në disa pjesë të botës”, thotë OBSH, e cila bën krahasimin me Europën që kur shënonte 100,000 raste, vdekjet ishin më shumë se 4,900.

Analiza e hershme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë se niveli i më ulët i vdekshmërisë në Afrikë mund të jetë mes të tjerash, edhe rezultat i faktorit demografik. Afrika konsiderohet si kontinenti më i mirë sa i përket demografisë, me më shumë se 60 për qind të popullsisë nën moshën 25-vjeçare.

Në Europë, gati 95 për qind e vdekjeve ndodhën tek të moshuarit mbi 60 vjeç”, kujton OBSH. Ajo theksoi po ashtu se qeveritë afrikane kanë marrë masa të forta kufizuese për frenimin e virusit.

Por gjithashtu evidentoi faktin që niveli i testimeve këtu mbetet i ulët krahasuar me rajonet e tjera dhe pavarësisht numrit të reduktuar të infektimeve, “pandemia vazhdon të jetë kërcënimi kryesor ndaj sistemit shëndetësor” në kontinentin afrikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu