Nuk janë të pakët mjekët kosovarë, të cilët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në profesionin e tyre dhe jashtë vendit. Njëri ndër ta është dhe Dr.Franë Marleku nga Klina, i cili në Zagreb të Kroacisë punon si specialist i radiologjisë në Qendrën Klinike “Motrat e Mëshirës”, në Poliklinikën “Peric-Stanicic”.
Vitin që shkoi ai mori çmimin si doktori më i mirë. Këtë çmim e mori bazuar në vlerësimin e pacientëve.
Marleku i cili është specialist i radiologjisë dhe nën specialist i Ultrazërit, në një intervistë për “IndeksOnline“, thotë se ndihet i nderuar, pasi që çmohet e vlerësohet nga pacientët e klinikës, në të cilën ai punon tash e sa vite. Madje thotë çmime si këto i bënë më të veçantë vet fakti që një mjek shqiptar vlerësohet për punën e tij, në një shtet të huaj.
”Pacientet ishin ata që me vlerësuan dhe Spitali është Motrat Bëmirëse, është spital klinik, për nga madhësia është i dyti në Kroaci dhe si i tillë është spital i madh dhe ka një numër të madh të pacientëve”, thotë ai.
Me gjithë problemet me të cilat përballet shëndetësia kosovare, Marleku thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së Qeverisë, që kontributin e tij si mjek profesionist, ta ushtrojë dhe në Kosovë.










