“Ua thërras Inspektoratin”, Konjufca paralajmëron deputetët të mos pinë më cigare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka paralajmëruar deputetët që të mos pinë më duhan në bufenë e Kuvendit, ose në të kundërtën ka thënë se do ta thërras inspektoratin.

“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, ka thënë Konjufca para se të nisë seanca e sotme e Kuvendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu