Uashingtoni i del kundër thirrjes së Putinit që Turqia të bëhet qendër gazi në Evropë

Departamenti Amerikan i Shtetit është kundër krijimit të një qendre gazi të paralajmëruar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, që do të ndërtohet në bashkëpunim me Rusinë.

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Vedant Patel tha se SHBA po inkurajon aleatët e saj të ndërmarrin hapa për të diversifikuar burimet e tyre të energjisë dhe për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia.

Konkretisht në rastin e Turqisë, ne po punojmë ngushtë me të për të mbështetur përpjekjet tona për të forcuar sigurinë afatgjatë të energjisë, vuri në dukje Patel.

Ai iu referua edhe sanksioneve kundër Rusisë. “Ne i shpjeguam Turqisë dhe të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë se askush nuk duhet të bëhet një strehë e sigurt për fondet dhe transaksionet e paligjshme ruse”, nënvizoi Patel.

Zëvendës Sekretarja e Thesarit e SHBA Elizabeth Rosenberg ishte në një vizitë tre-ditore në Turqi këtë javë. Sipas deklaratës, takimet e saj “konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë në trajtimin e rreziqeve të shkaktuara nga anashkalimi i sanksioneve dhe veprimeve të tjera të paligjshme ekonomike”- tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu