UEFA bën publike bonuset e shpërndara në Chmpions League, ja kush e kryeson listën

UEFA ka publikuar bonuset e shpërndara për ekipet pjesëmarrëse në Champions League. Barcelona është ajo që ka përfituar më shumë për shkak të meritave sportive dhe faktorëve të tjerë që shërbejnë si koeficiente për shpërndarjen e të drejtave televizive.

Në total janë 1.9 miliardë euro. Klubi katalanas ka arritur që të futë në arkat e tij 117 milionë euro, 6 më shumë sesa Liverpooli që e fitoi këtë kompeticion sezonin e kaluar. Të kuqtë e Klopit morën 111 milionë euro dhe kjo ka ndodhur për shkak të koeficientit historik që ka Barcelona: 34 milionë euro, kundrejt 23 milionë eurove të Liverpulit.

Në fakt, “mbreti” në këtë aspekt është Reali i Madridit me 35 milionë euro, por “Galaktikët” u eliminuan shumë shpejt. Totenhami dhe Juventusi ndjekin më pas renditjen me 101 dhe 95 milionë euro respektivisht, pastaj United dhe City nga 93 milionë euro. PSG-ja, Atletico dhe Reali arkëtuan 85 milionë euro, ndërsa Bayerni mbyll dhjetëshen e parë me 82 milionë euro.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu