UEFA e ndëshkon rëndë Serbinë

UEFA ka ndëshkuar Serbinë për incidente raciste të tifozëve duke urdhëruar që stadiumi të mbyllet për ndeshjen e radhës në shtëpi në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Incidentet që përfshinë tifozët e Serbisë erdhën gjatë humbjes 4-2 ndaj Portugalisë muajin e kaluar.

Ekipi do të luajë tani në stadium të zbrazët kur Serbia pret Luksemburgun më 14 nëntor.

UEFA poashtu vendosi gjithashtu dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me 33.250 euro.

Serbia është e 3-ta në Grupin B me 10 pikë, 1 më pak se Portugalia që është në vendin e dytë. Këtë grup e kryeson Ukraina që ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 me 19 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu