UEFA merr një vendim të ri për shtetet që nuk e njohin Kosovën

UEFA ka shtrënguar rregullat për të ndaluar shtetet që nuk e njohin Kosovën të refuzojnë të presin në shtëpi Përfaqësuesen e Kosovës.

Kosova është pjesë e kualifikimeve për Euro 2020, dhe mund të kualifikohet edhe përmes Ligës së Kombeve ku ka arritur në mesin e katër më të mirëve në Ligën D. Nëse Kosova kualifikohet në Euro 2020, katër nga 11 shtetet që organizojnë Evropianin janë shtete që s’e njohin Kosovën – Azerbajxhani, Rumania, Rusia e Spanja, raporton AP.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka thënë se “obligohen të gjitha ekipet që të pranojnë të luajnë kundër kombëtares së Kosovës ose klubeve të saja siç hedhet shorti, qoftë në territorin e vet ose në atë të Kosovës”.

Një rast që detyroi UEFA-n të ndërmerrte masa të reja ishte ai me Ukrainën, që pati luajtur në Poloni ndeshjen me Kosovën në kualifikimet për Botërorin 2018, pasi s’e njeh Kosovën si shtet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu