Uji sjell në breg trupat e vdekur të 16 emigrantëve në Libi

Trupat e vdekur të 16 emigrantëve janë sjellë në breg në qytetin perëndimor të Libisë, Zuwara, njofton zëdhënësi i Gjysmë Hënës së Kuqe, Al-Khamis al-Bosaifi.
Ai ka shtuar se trupat, që u nxjerrën të shtunën, ishin të burrave që më sa duket vinin nga Afrika nën-Sahariane, transmeton Express.

“Trupa janë prishur dhe s’e kemi idenë se ku janë mbytur,” tha ai.

Libia është një vend i zakonshme i nisjes për emigrantët që po tentojnë të shkojnë në Evropë duke e kaluar Mesdheun. Ata udhëtojnë në anije të pajisura keq që shpesh prishen dhe përmbysen./Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu