‘Ujqit’ dhe ‘Rejnxherët’ maqedonas fillojnë manovrat ushtarake

Regjimenti i Operacioneve Speciale të ARM-së kanë kryer sot manovra ushtarake, ku kanë shfaqur aftësitë e tyre të ndërhyrjes së shpejtë në çfarëdo lloj kushtesh të vështira.

Sipas njoftimit të ARM-së, ”Renxherët” dhe ”Ujqit” kanë zbatuar ushtrime me mjete eksplozive për mënjanimin e pengesave dhe ushtrime për reagime ndaj transporterëve të blinduar.

Manovra është pjesë e aktiviteteve të rregullta që i kryejnë këto njësi elite në kushteterreni. Në Krivollak dhe Pepelishtë u kryen edhe selektime të ushtarëve të rinj profesionistë që janë kandidatë për pranim në këto njësi elite ushtarake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu