Ukraina rrit buxhetin ushtarak

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes për shkak të konfliktit të vazhdueshëm ushtarak me Rusinë. Sipas ligjit të miratuar nga Verkhovna Rada i Ukrainës, qeveria do të autorizohet të mbledhë 270 miliardë hryvnia (7.3 miliardë dollarë) shtesë përmes huamarrjes së brendshme, transmeton InfoShqip.

Kjo do të lejonte që një shtesë prej 241 miliardë hryvnia (6.5 miliardë dollarë) t’i ndahen Ministrisë së Mbrojtjes dhe të sigurojë më shumë fonde për policinë, sigurinë dhe shërbimet e inteligjencës.

Masa vjen pasi Wall Street Journal raportoi se mungesa e fondeve rrezikon të bëhet “thembra e Akilit e Ukrainës” në konflikt.

Ne duhet të shqetësohemi për fitimin e luftës. Është më mirë të rrezikosh inflacion të lartë sesa të mos paguash ushtarët”, tha ministri ukrainas i financave Serhiy Marchenko për strategjinë e Bankës Kombëtare të Ukrainës për të shtypur më shumë para.

Marchenko tha më parë se Kievi shpreson të marrë 12-16 miliardë dollarë nga kreditorët e huaj deri në fund të vitit. Shuma e saktë do të varet nga negociatat me partnerët e huaj, tha ai.

Rusia tani po kërkon që Kievi të njohë sovranitetin rus mbi Krimenë dhe Republikat Popullore të Luhansk dhe Donetsk dhe të deklarohet zyrtarisht një vend neutral që nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO. Gjithashtu, Rusia njoftoi se qëllimi i operacionit është mbrojtja e popullsisë, si dhe çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu