Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur sot uljen r çmimeve të derivateve të naftës.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,990 den/kg иdhe tani do të jetë 51,473 den/kg. Nga data 13.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu