Ulet çmimi i naftës në Shqipëri, bie për herë të parë nën 200 lekë [1.70 euro] për litër që nga fillimi i luftës

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka caktuar sot çmimet e reja për karburantet. Nafta ka zbritur në 198 lekë [1.68 euro] për litër, nga 206 lekë që ishte deri tani.

Kjo është hera e parë që çmimi i naftës ka zbritur nën 200 lekë, që nga fillimi i marsit, kur karburanti filloi të rritej me shpejtësi si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Benzina do të tregtohet me 180 lekë [1.53 euro] për litër, nga 184 lekë në vendimin e fundit, ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm ka rënë në 69 lekë [0.59 euro] për litër.

Në bursa nafta ka rënë ndjeshëm, duke arritur nivelin e janarit 2022, si rrjedhojë e shqetësimeve për një recesion të shumë ekonomive nga çmimet e larta dhe problemeve që po has ekonomia e Kinës nga vala e re e Covid-it.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu