“Unë do të citoj vetëm një deklaratë, Bjellorusia dhe Ukraina duhet të pranohen në NATO”

Shtetet e Bashkuara donin të përfshinin Bjellorusinë dhe Ukrainën në NATO, thotë Ministri i Punëve të Jashtme i Bjellorusisë, Vladimir Makei, në dokumentarin “Bjellorusia kundër revolucioneve“, transmeton InfoShqip.

Unë do të citoj vetëm një deklaratë të John Bolton, një ish -këshilltar për sigurinë kombëtare amerikane i cili gjithashtu vizitoi Bjellorusinë dhe më pas tha se Ukraina dhe Bjellorusia duhet të pranohen në NATO në mënyrë që të shmanget zona gri midis Rusisë dhe Aleancës Veriatlantike,“- tha Makei .

Në gusht 2019, këshilltari i atëhershëm amerikan i sigurisë kombëtare Bolton vizitoi Minsk, ku bisedoi me Ministrin e Jashtëm Makei dhe Presidentin Alexander Lukashenko.

Shtetet e Bashkuara më pas shprehën pritshmërinë që zgjedhjet e shpallura për 9 gusht 2020 të ishin transparente dhe të drejta, por pas zgjedhjeve, ata vlerësuan se procesi zgjedhor nuk ishte demokratik./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu