“Unë, Tjetri dhe Përtej” të Ibrahim Kallënit botohet nga Sh.B. LOGOS – A

Shtëpia Botuese LOGOS-A lexuesit shqiptarë para vetes ia sjell librin më të ri të mendimtarit turk Ibrahim Kallën, “Unë, Tjetri, dhe Përtej”.

Autori në këtë libër shkoqit momente mjaft interesante të kontaktit mes Islamit dhe perëndimit. Ndërsa gjatë trajtimit të këtyre marrëdhënieve ai përpiqet të ndjek perspektivat e kësaj dialektike të “unit-tjetrit”.

Ibrahim Kallën pohon se, të parët e Lindjes dhe e botës islame si ‘tjetër’ nga Evropa shkon deri në shekullin VII, kur Islami u shfaq në skenën e historisë. Qytetërimi evropian, i cili për arsye fetare e teologjike e bëri ‘tjetër’ Islamin në mesjetë, në epokën moderne këtë përjashtim e bën duke përdorur argumente jofetare dhe shekullare.

Ky libër iu shërben studentëve të shkencave politike, historisë, sociologjisë, filozofisë dhe të gjithë atyre të cilët duan të njihen me kontaktet e Islamit me perëndimin.

LOGOS – A, FRYMËZIMI VAZHDON!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu