Uniformën e Ushtrisë së Kosovës duan ta veshin edhe serbët, ja sa persona kanë aplikuar

Viti 2019 nuk shënon asnjë largim të ushtarëve nga komuniteti serb prej Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata po i thonë PO shërbimit për Ushtrinë, transmeton Gazeta Metro.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ibrahim Shala ka treguar se gjatë fushatës dhe presionit që bënte Serbia ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb që ta zhvishnin uniformën e FSK-së ka pasur 80 largime.

Por, boshllëku i krijuar tash po plotësohet. Shala ka konfirmuar për Klan Kosova se në procesin e fundit rekrutues ka pasur shumë aplikantë nga komuniteti serb, por tash për tash kanë vendosur të mos e tregojnë numrin e tyre.

“Ka pasur aplikantë të komuniteteve pakicë. Numri i përgjithshëm ka qenë 174, prej tyre një numër i konsiderueshëm janë të komunitetit serb”.

Për Qeverinë e Kosovës largimet janë ndërprerë, pasi ‘është ngritur vetëdijesimi’. andaj edhe sot FSK është forcë më multietnike se përbërja etnike e Kosovës, duke pasur në rradhët e saj mbi 8 përqind të ushtarëve nga minoritetet./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu