Unikatili “çmend” serbët, ata bëjnë veprimin e shëmtuar në rrugë

Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për dëgjuesit shqiptarë. Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku, mirëpo Unikkatil nuk ka realizuar shumë koncerte gjithashtu. Koncertet e tij numërohen me gishta, si ai në Prishtinë, Zvicër dhe Durrës dhe i rradhës do të jetë në Mitrovicë.

Data finale e ardhjes së reperit në Kosovë, është 27 korriku i këtij viti.

Qyteti i Mitrovicës i ndarë në ‘’dy pjes뒒do të shndërrohet në epiqendër të një manifestimi të madh i cili pashmangshëm do të marrë doza patriotike.

Mirëpo ky koncert nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti serb në Mitrovicë. Mësohet se një poster që lajmëron për koncertin e Unikatil i vendosur rrugës për në Gjilan është zhargavitur nga serbët. Pritet që në këtë koncert të ketë një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu