United fillon bisedimet me Juventusin për Dybalan

Manchester Unitedi raportohet se i ka filluar bisedimet fillestare me Juventusit për transferimin e mundshëm të argjentinasit Paulo Dybala gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Manchester Unitedi është përfolur për transferimin e Paulo Dybalas edhe gjatë afateve të kaluara kalimtare, mirëpo Gazzetta dello Sport pretendon se tani sapo janë bërë kontaktet e para mes dy klubeve

Megjithatë, Juventusi është duke i kërkuar të pajtën 80 milionë euro për yllin argjentinas, i cili do të preferonte më shumë të qëndronte në skuadrën e Juventusit sesa të transferohet te Manchester Unitedi.

25-vjeçari deri më tani nuk ka shfaqur asnjë shenjë se dëshiron të largohet, mirëpo një ofertë e madhe nga “Djajtë e kuq” mund të jetë tunduese për “Zonjën e Vjetër”, veçanërisht nëse Paul Pogba bëhet pjesë e negociatave.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi ka kohë vetëm deri më 8 gusht për t’i transferuar të gjitha përforcimet për sezonin e ardhshëm, pasi që “merkato” në Angli do të mbyllet para ligave të tjera.

Këtë verë, Juventusi ka shprehur vazhdimisht interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, i cili vetë deklaroi në qershor se dëshiron ta gjejë një sfidë të re diku tjetër në karrierën e vet.

Megjithatë, Manchester Unitedi nuk pritet të jetë i gatshëm të pranojë ofertë për shkëbim të lojtarëve pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer beson se Pogba ka të ardhmen në “Teatrin e Ëndrrave”.

Dje u raportua se Juventusi synon ta përdorë Dybalan si pjesë të ofertës për Neymarin, mirëpo Paris Saint-Germaini thuhet se nuk do të pranojë oferta me shkëmbim të lojtarëve nga asnjë skuadër, pasi që do vetëm para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu