Unitedi vazhdon kontratën me katër lojtarë

Manchester Unitedi të shtunën ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me katër futbollistë.

Marcus Rashford, Diogo Dalot, Luke Shaw dhe Fred, kanë vazhduar kontratat edhe për një vit tjetër.

Kjo do të thotë se kjo katërshe do të mbetet te “djajtë e kuq”, të paktën deri në verën e vitit 2024.

“Mund ta konfirmoj këtë. Jemi të lumtur sepse skuadra po shkon në drejtimin e duhur dhe këta lojtarë kanë kontribuuar shumë në këtë drejtim”, ka thënë trajneri Erik ten Hag, për faqen zyrtare të Unitedit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu