UNITETI ngushëllon familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre nga vërshimet

Partia UNITETI shprehë ngushëllimet më të përzemërta për familjarët që kanë humbur më të afërmit e tyre nga vërshimet. Gjithçka materiale është e kthyeshme por jeta e njeriut nuk mund të kompensohet me asgjë.

Fati i çdonjërit nga ne mund të jetë i përcaktuar, por neglizhenca institucionale që sjellë në tragjedi njerëzore si kjo e fundit, nuk guxon të kalojë e pandëshkuar. Sistemi i prevenimit të fatkeqësive natyrore, i menaxhimit me kriza dhe i përkrahjes së popullatës në gjendje krize nuk ka guxuar të dështojë deri në këtë masë.

UNITETI kërkon përgjegjësi penale dhe institucionale të bartësve të funksioneve që dështuan në sigurimin e jetës së qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu