Universitetet maqedone në aksion, ato shqiptare në gjumë

Edhe pse kaluan disa ditë nga vërshimet e motit të ligë që kaploi Shkupin me rrethinë solidarzimi i popullatës dhe institucioneve ka qenë në masën e jashtëzakonshme për të ndihmuar banorët e rajoneve të përmbytura, njofton Zhurnal.

Mobilizimi i popullatës ka qenë më masë 100% duke ju ardhur në ndihmë qoftë edhe fizikisht për të pastruar lokacionet e shtëpitë e përmbytura.

Ajo që është vënë re në këtë rast ka qenë ndihma e dhënë nga universitetet maqedonase të cilët kanë lëshuar donacione për rajonet e përmbytura, gjë që nuk ka ndodhur edhe me universitetet shqiptare.

Deri më tani nuk kemi hasur as edhe ndonjë aktivitet nga universitetet shqiptare për rajonet e prekura nga vërshimet edhe pse pikërisht këto institucione arsimore kanë një pjesë të madhe të studentëve poashtu nga këto rajone.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu