Urimi i Presientit Thaçi për 2019: Na duhet guxim për t’i bërë ëndrrat tona realitet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e vendit me rastin e ndërrimit të motmoteve.

Ai ka thënë se duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.

Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.

Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu