Urina juaj tregon nëse jeni duke u ushqyer shëndetshëm

Hulumtuesit mund ta kuptojnë nëse jeni duke u ushqyer shëndetshëm vetëm duke jua shikuar urinën. Ekspertët mund ta përdorin këtë informacion për të shikuar nëse keni qenë duke i ndjekur këshillat e doktorit.

Studimi në ‘Lancet Diabetes & Endicrinology’, në bazë të analizave të tyre, ka treguar se urina mund të jetë indikator i mënyrës se si ushqeheni, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, hulumtuesit tanimë janë të aftë të analizojnë urinën e një personi dhe t’ia përshtatin atij një dietë të shëndetshme.

Autorët thonë se kjo metodë do t’i ndihmojë ekspertët t’i monitorojnë pacientët që janë duke u rikuperuar nga sulmet në zemër dhe personat mbipeshë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu