Ushqimet që pastrojnë mushkëritë nga nikotina

Kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor në botë i vdekjes nga kanceri ndërkohë që nga ai më së shumti vuajnë ata që e shijojnë thithjen e përditshme të tymit.

Për këtë arsye mjekët të gjithë duhanpirësve u rekomandojnë që thjesht të heqin dorë nga kjo shprehi aspak e mirë. Nëse tashmë pini duhan, përpiquni që të paktën ta zvogëloni rrezikun e sëmurjes nga kanceri, transmeton Koha.net. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu ta zvogëloni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve.

Disa ushqime gjithsesi mund të ndihmojnë që t’i pastroni paksa mushkëritë. Mos harroni se mushkëritë tuaja nuk mund t’i pastroni krejtësisht vetëm duke ngrënë këto ushqime, por të paktën në një masë të caktuar mund t’i largoni toksinat.

Duke pasur parasysh këtë, ju kemi sjellë një listë të disa ushqimeve, të cilat do t’ju ndihmojnë në këtë:

Misri i ëmbël – Këto ushqime përmbajnë beta-kriptoksantin, për të cilin mendohet se i mbron mushkëritë nga kanceri, sepse është një antioksidant i fuqishëm, transmeton Koha.net. Në anën tjetër, duhet ta keni parasysh se misri i ëmbël në raftet e dyqaneve në fakt është GMO, prandaj konsumojeni vetëm atë për origjinën e të cilit jeni plotësisht të sigurt.

Seleni – Fjala është për një antioksidant vërtet të fuqishëm, i cili mund të gjendet në lloje të ndryshme të peshkut si tuna, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, në vezë dhe drithëra. Sigurisht, ju rekomandojmë që të konsumoni vezë dhe drithëra dhe t’i shmangni ushqimet me origjinë shtazore.

Qepa – Si qepa e bardhë ashtu edhe ajo e kuqe apo vjollcë përmbajnë materie që kanë aktivitet antikancerogjen. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë infeksionet dhe kancerin e mushkërive. Është interesante se qepa parandalon rritjen e qelizave të reja edhe tek personat që tashmë kanë kancer.

Xhenxhefili – Xhenxhefili është një tjetër mjet i fuqishëm për “mënjanimin” e toksinave nga mushkëritë. Ju mund të pini çaj nga rrënjët e xhenxhefilit, me ç’rast do t’ia lehtësoni vetes frymëmarrjen, ndërsa një copë xhenxhefil mund ta hani gjatë shujtës.

Portokalli – Përveçse është një burim tashmë i shumënjohur i vitaminave, portokalli gjithashtu përmban kriptoksantinë, që ka veti parandaluese kundër kancerit të mushkërive.

Hithi – Kjo bimë është e mbushur me hekur, dhe është shumë e dobishme si një mjet dezinfektues i mushkërive dhe në luftën kundër infeksioneve.

Çaji nga halat e pishës – Ky çaj përdoret tradicionalisht për shpëlarjen e gojës dhe fytit, por mund të jetë edhe një aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu